Evis Kushi do të jetë ministrja e re e Arsimit në vendin tonë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me Ministren aktuale Besa Shahini dhe deputeten Kushi.
Rama tha se Shahini largohet nga ky post për arsye personale.
?Besa për arsye familjare, pasi ka një familje të krijuar rishtas që e detyron të jetë më shumë në Prishtinë sesa në Tiranë, erdhi para pushimeve dhe më tha që jam në dispozicionin, mund të qëndroj deri në fund të mandatit, por duke qenë se kjo ministri është një përgjegjësi e madhe edhe politike unë mora kohë, zysha do të marrë stafetën?, tha Rama, i cili e falenderoi Shahinin për kontributin e dhënë.
Zgjedhjen e Kushit në krye të Arsimit, Rama e cilësoi si vendimin e duhur.
?Irisi ka 7 vjet që është e angazhuar me ne për këtë betejë të përbashkët, nga Dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Elbasanit? Kemi garancinë që nuk është subjekt i plagjiaturës sepse doktoraturën e ka bërë në Angli?, tha ai.
Vetë Shahini tha se e kishte marrë vendimin për ta njoftuar kreun e qeverisë për largimin e saj, pasi ?e kam të vështirë të vazhdoj një mandat tjetër larg familjes?.
Ndërsa Kushi e cilësoi postin një privilegj dhe përgjegjësi shumë të lartë.
?Jam shumë e befasuar në fakt. Nuk e prisja pas 7 vitesh e anagazhuar në politikë të jem ministre e Arsimit. Më shumë sesa privilegj unë e konsideroj një përgjegjësi shumë të lartë që të drejtoj sektorin ku kam punuar prej vitesh. Është privilegj dhe përgjegjësi e lartë për mua akoma më shumë sepse jam nga Elbasani, i cili është djepi i arsimit. Do të vazhdoj stafetën e të gjithë burrave të moçëm. Për mua ndoshta nuk do të jetë e vështirë siç ka qenë për Linditën, kur morëm qeverisjen, të cilës iu desh të bënte ndryshim rrënjësor. Po ashtu edhe Besa. Unë gjej një rrugë tashmë të shtruar, me shumë reforma, por që ne natyrisht duhet të punojmë akoma. Më vjen mirë që sot, në ditën e parë të vitit të ri shkollor, gjithçka shkoi shumë mirë. Masat ishin marrë shumë mirë?.
Kush është Evis Kushi: Evis Kushi lindi në Elbasan, më 7 tetor 1975. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Administrim Biznesi. Gjithashtu në vitet 2003-2008 ka studiuar në Staffordshire University, Angli, PhD në Ekonomi Turizmi. Në vitin 2010 ka marrë titullin ?Profesor i Asociuar? në Universitetin ?Aleksandër Moisiu? në Durrës. Në vitin 2016 ka marrë titullin ?Profesor? në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Ka një përvojë të gjatë pune në universitet. Nga viti 1998 deri në vitin 2013 ka qenë lektore në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan. Në vitin akademik 2008-2009 ka qenë lektore në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Fakulteti Ekonomik, Maqedoni. Në vitet 2012-2013 ka qenë dekane e Fakultetit Ekonomik në Universitetin ?Aleksandër Xhuvani? në Elbasan.
Zonja Kushi është zgjedhur deputete e Partisë Socialiste në vitin 2013 dhe është anëtare në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.
Ajo është autore dhe bashkautore e botimeve të...